Auto kampi Safari është i vendosur mu në afërsi të detit, i mbuluar me pyje pishash dhe qëndrimi në të Ju jep kënaqësi të vërtetë. Në përbërje të vet ka vendbanimin turistik me shtëpi mobile pothuaj mu në shkumën e detit. Shtëpitë mobile në kampin Safari janë pjesë e pashmangshme e kapaciteteve akomoduese, si formë më moderne e akomodimit në kampe. Komfori i tyre Ju ofron të gjitha përparësitë që kanë apartamentet e kategorisë së lartë, por me një ndryshim të rëndësishëm, janë të vendosura mu në bregun e detit, në freskinë e pyllit të pishave, i vetmin i këtij lloji në rivierën e Ulqinit dhe më gjerë. Andaj, nëse dëshironi një pushim të përkryer dhe komfor, merrni shtëpinë mobile personale në kampin Safari.
Auto kampi Safari kamperëve të vet u siguron kyçjen elektrike dhe nyjën sanitare si dhe tualetin kimik. Kampingu përmban vendet e parcelizuara për të gjitha llojet e kampimit, do të thotë, për auto shtëpizë, rimorkio, çadër. Kampi ka dhe Wi-Fi komektim.
Bashkëpunon me të gjitha shoqatat simotra evropiane nga të cilat kampi ynë ka fituar vlerësimet më të larta për kualitet dhe për natyrën e mrekullueshme që e rrethon.
Është i hapur gjatë tërë vitit.
Në autokampin Safari personeli i sjellshëm do të përpiqet që të plotësojë të gjitha dëshirat Tuaja për një pushim të përkryer.

Rezervacije