Ulqini është një qytet i mrekullueshëm, njëri nga më të vjetrit në bregdetin Adriatik, të cilin e karakterizon një mozaik i tërë i bukurive natyrore. Plazhet e mrekullueshme, deti Adriatik, liqeni i Shasit dhe lumi Buna të vendosur në një hapësirë të vogël, e bëjnë magjik dhe të paharrueshëm. Përveç bukurive natyrore në ta mund të gjeni edhe monumente të shumta kulturo-historike gjurmët e të cilëve rrjedhin që nga kohët e lashta prej para tre mijë vjetësh, nga të cilët veçojmë Kalanë e Ulqinit dhe qytetin e vjetër të Shasit pranë liqenit të Shasit.
Ulqini është qyteti më me shumë diell në Adriatik me 260 ditë me diell dhe me temperaturë mesatare prej 35-40 gradë gjatë verës, ndërsa gjatë dimrit prej 7-15 gradë.