Safari Beach është një plazh i rregulluar në mënyrën më bashkëkohore, në kilometrin e katërt të Plazhit të Madh dhe i cila mysafirëve u jep një mundësi të jashtëzakonshme për pushime të vërteta me shushuritjen e valëve të detit dhe këngën e pulëbardhave.
Safari Beach bart Flamurin e kaltër (Blue flag) të cilin e fitojnë plazhet me bukuri dhe pastërti të jashtëzakonshme. Prandaj edhe është shpallur plazhi më i bukur në bregdetin e Malit të Zi për vitin 2012. Përndryshe plazhi është i gjatë rreth 250 m dhe është i përshtatshëm për të gjitha moshat, të vjetër dhe të rinj.
Safari Beach posedon gjithë mobiliarin përcjellës: çadrat, shtrirëset, dushat, tualetet, vendet për zhveshje. Përveç kësaj Safari Beach ka edhe autokampin (ndodhet mu pranë detit), shtëpitë mobile, terrenet sportive, kite surfing, vend për lojëra, vend për zhveshje, wc/dush, baldahini, për të cilat ky plazh është i veçantë në rivierën e Ulqinit.
Nga plazhi kemi një pamje impresive në hapësirën e detit, që nga mëngjesi e deri në mbrëmje nga ku mund të kënaqeni me ngjyrat magjepsëse të perëndimit të diellit. Në plazh keni mundësinë të merreni edhe me sporte të ndryshme. Uji është i pastër si kristali dhe me ngjyrë të kaltër, me vende të ceka, me rërë të imtë , e përshtatshme për familjet me fëmijë të vegjël.
Si i tillë Safari Beach është më i frekuentuari në rivierën e Ulqinit.